Lektor me kohë të plotë në Departamentin e Stomatologjise në profilin e Kirurgjise Orale | Western Balkans University

Lektor me kohë të plotë në Departamentin e Stomatologjise në profilin e Kirurgjise Orale

Lektor me kohë të plotë në Departamentin e Stomatologjise  në profilin e Kirurgjise Orale

Lektor me kohë të plotë në Departamentin e Stomatologjise në profilin e Kirurgjise Orale

Afati: 29/09/2026

Përshkrimi

Rreth Universitetit “Western Ballkans”

Universiteti “Western Balkans” (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.

• Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.
• Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.

Përshkrimi i Pozicionit

Universiteti “Western Balkans” kërkon të rekrutojë një Lektor me kohë të plotë ne fushen e Kirurgjisë Orale. Pozicioni ka për qëllim zhvillimin e veprimtarisë akademike, klinike dhe shkencore në fushën e kirurgjisë orale, duke kontribuar në procesin e mësimdhënies, mbikëqyrjen e praktikave klinike, kërkimin shkencor dhe udhëheqjen akademike të studentëve.

Lektori do te jete pergjegjes për zhvillimin e leksioneve, seminareve dhe praktikave klinike në lëndët e kirurgjisë orale duke mbikëqyrur dhe drejtuar studentët gjatë procedurave klinike dhe rasteve kirurgjikale. 

  • Kontribuon në hartimin dhe përditësimin e programeve mësimore dhe protokolleve klinike. 
  • Merr pjesë në aktivitetin shkencor të fakultetit përmes publikimeve, konferencave dhe projekteve kërkimore. 
  • Udhëheq dhe mbikëqyr punimet e diplomave, temave të masterit dhe projekteve kërkimore studentore në fushën e kirurgjisë orale. 
  • Merr pjesë në komisionet e vlerësimit dhe mbrojtjes së diplomave. 

Kandidati pritet të demonstrojë aftësi të forta pedagogjike dhe kapacitet për të ofruar mësimdhënie cilësore në programet universitare dhe pasuniversitare. Konsiderohet avantazh përvoja në hartimin e kurrikulave, mentorimin e studentëve dhe aplikimin e metodologjive moderne të mësimdhënies.

Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe marrëdhëniesh ndërpersonale janë thelbësore për ndërveprim efektiv me studentët, kolegët dhe bashkëpunëtorët e jashtëm. Kandidati duhet të jetë në gjendje të komunikojë qartë konceptet shkencore, të marrë pjesë në diskutime akademike dhe të kontribuojë në një mjedis akademik bashkëpunues.

Kërkesat

1. Të njohë, respektojë, zbatojë dhe të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe aktet rregullatore në fuqi;

2. Të zbatojë dispozitat e statutit dhe rregulloreve të brendshme të institucionit;

3. Të zbatojë rregullat e etikës dhe disiplinës në institucion, duke shmangur çdo lloj veprimi brenda dhe jashtë institucionit që cenon imazhin e institucionit;

4. Të marrë përsipër detyra që lidhen me mbikëqyrjen e studentëve, organizimin e konsultimeve dhe këshillimin akademik;

5. Të përmbushë me përgjegjësi dhe cilësi detyrat dhe shërbimet e lidhura me kontratën e punës, sipas përshkrimit të natyrës së punës, në përputhje me ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe me Statutin dhe rregulloret e institucionit;

6. Të angazhohet plotësisht në realizimin e detyrave administrative në departament, të përcaktuara në udhëzimet përkatëse;

7. Të respektojë orarin mësimor sipas grafikut zyrtar të miratuar për zhvillimin e leksioneve, seminareve, laboratorëve dhe praktikave;

8. Të përmbushë detyrimin për hartimin e programit të lëndës (syllabusit) dhe ta dorëzojë atë pas miratimit nga drejtuesi i njësisë bazë, sipas udhëzimeve në fuqi;

9. Të rrisë aftësitë profesionale akademike dhe të marrë pjesë në aktivitete trajnimi për këtë qëllim;

10. Të marrë pjesë në aktivitete kërkimore-shkencore dhe trajnime në përputhje me profilin e tij/saj (fushën e studimit), sipas nevojave dhe përcaktimeve të institucionit;

11. T’i nënshtrohet vlerësimit të performancës së stafit akademik;

12. Të përgatisë në fund të çdo viti akademik një raport mbi të gjitha aspektet e organizimit të mësimdhënies së disiplinës përkatëse, sipas formatit të paracaktuar;

13. Të kontribuojë në zhvillimin, planifikimin dhe zbatimin e një kurrikule me cilësi të lartë;

14. Të ndihmojë në zhvillimin e materialeve mësimore, përgatitjen e planeve të punës dhe mbajtjen e evidencave për monitorimin e progresit, arritjeve dhe pjesëmarrjes së studentëve;

15. Të marrë pjesë në seminare të departamentit dhe fakultetit me synim prezantimin e punimeve kërkimore dhe ndërtimin e bashkëpunimit ndërdisiplinor brenda dhe jashtë departamentit;

16. Të zbatojë vendimet e organeve drejtuese dhe autoriteteve të institucionit;
17. Të respektojë orarin e punës, ta përdorë atë në mënyrë korrekte dhe ta shfrytëzojë orën mësimore në mënyrë produktive;

18. Të angazhohet për promovimin e tij/saj akademik. Lektorët që kanë përfunduar studimet në programet “Master i Shkencave”, brenda pesë viteve nga hyrja në fuqi e kontratës së punës, duhet të përfundojnë kualifikimin për përfitimin e gradës shkencore “Doktor”; në të kundërt, ndërpritet marrëdhënia e punës;

19. Të mbrojë me besnikëri interesat ligjore të institucionit, të dhënat dhe informacionet, si dhe sekretin profesional që lidhet me institucionin;

20. Të njoftojë punëdhënësin në rast mungese me raport shëndetësor dhe ta paraqesë atë pranë punëdhënësit brenda një jave.

Edukimi dhe Kualifikimet
• Profesor i Asociuar PhD,
• Aftësi në gjuhën angleze: Niveli C1.
• Certifikata dhe Kualifikime ne fushen e Kirurgjise Orale .

Proçedura e Aplikimit
Për të aplikuar, kandidati duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në adresën [email protected]:

1. Aplikimi përmes formularit të aplikimit në faqen e Web-it të Universitetit “Western Balkans”.
2. Biografi Personale (Europass CV).

Informacione Personale

Informacione Akademike dhe Profesionale

Përvoja e Mëparshme në Mësimdhënie

Aftësitë në Gjuhët e Huaja

Format PDF, maksimum 5MB