Misioni i Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë është të ofrojë edukim cilësor dhe gjithëpërfshirës për studentët e infermierisë dhe fizioterapisë, duke i përgatitur ata si profesionistë të përkushtuar ndaj përmirësimit të shëndetit dhe cilësisë së jetës së pacientëve. Departamenti synon gjithashtu të nxisë dhe të zhvillojë kërkimin shkencor, duke kontribuar në avancimin e njohurive në fushën e infermierisë dhe fizioterapisë.
Misioni i tij mbështetet në tri shtylla kryesore: mësimdhënien cilësore, kërkimin shkencor të avancuar dhe zbatimin e standardeve më të larta të kujdesit shëndetësor.
Më konkretisht, objektivat e Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë janë:
- Të sigurojë përsosmëri në arsim në të gjitha ciklet e studimit,
- Të sigurojë përsosmëri në kërkime shkencore,
- Të sigurojë shërbime dhe angazhim ndaj komunitetit,
- Të punësojë personel cilësor dhe të sigurojë zhvillimin e vazhdueshëm profesional,
- Të sigurojë burimet dhe infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin optimal të programeve të departamentit,
- Të fokusohet në ndërkombëtarizimin dhe diversitetin,
- Të sigurojë bashkëpunim të vazhdueshëm me palët e interesuara,
- Të sigurojë qëndrueshmëri financiare në çdo programi studimi.