Rreth Universitetit “Western Ballkans”
Universiteti “Western Balkans” (WBU) është një institucion i arsimit të lartë në Tiranë, me fokus të veçantë në Mjekësi, Shkenca Mjekësore, Teknologji, Ekonomi dhe Inovacion.
• Vizioni: Të ketë një ndikim transformues në shoqëri përmes inovacionit të vazhdueshëm në kërkime, arsim dhe sipërmarrje.
• Misioni: Të krijojë një përvojë arsimore transformuese për studentët, duke ofruar njohuri të thella disiplinore, aftësi udhëheqëse, komunikim dhe mirëqenie personale.
Përshkrimi i Pozicionit
Universiteti “Western Balkans” kërkon të rekrutojë një Lektor me kohë të plotë. Kandidatët duhet të zotërojnë diplomë Bachelor në Biologji dhe gradën PhD në Biologji ose në një fushë të ngjashme, me ekspertizë të dëshmuar në kërkimin shkencor dhe mësimdhënien në arsimin e lartë. Pozicioni kërkon angazhim aktiv në kërkimin biologjik, mësimdhënie akademike dhe kontribut në zhvillimin e aktiviteteve shkencore dhe arsimore të departamentit.
Kandidati pritet të demonstrojë aftësi të forta pedagogjike dhe kapacitet për të ofruar mësimdhënie cilësore në programet universitare dhe pasuniversitare. Konsiderohet avantazh përvoja në hartimin e kurrikulave, mentorimin e studentëve dhe aplikimin e metodologjive moderne të mësimdhënies.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe marrëdhëniesh ndërpersonale janë thelbësore për ndërveprim efektiv me studentët, kolegët dhe bashkëpunëtorët e jashtëm. Kandidati duhet të jetë në gjendje të komunikojë qartë konceptet shkencore, të marrë pjesë në diskutime akademike dhe të kontribuojë në një mjedis akademik bashkëpunues.