Workshop mbi Terapinë Manuale në Fizioterapi në WBU | Western Balkans University

Workshop mbi Terapinë Manuale në Fizioterapi në WBU

Kreu >Lajmet e fundit >Workshop mbi Terapinë Manuale në Fizioterapi në WBU

Western Balkans University organizoi workshop-in “Terapia Manuale në Fizioterapi”, me pjesëmarrjen e Sakis Adamidis, PT, PhD, MT dip, CMP, MCTA, një fizioterapist me përvojë të gjerë dhe instruktor i licencuar ndërkombëtar për konceptet Mulligan, PNF, Kaltenborn dhe Bobath.

Gjatë workshop-it, studentët u njohën me parimet bazë të terapisë manuale në fizioterapi, duke kombinuar njohuritë teorike me demonstrime praktike. Ky format interaktiv u mundësoi atyre të angazhohen drejtpërdrejt dhe të fitojnë përvojë konkrete mbi teknikat e trajtimit manual.

Në kuadër të vizitës së tij në Western Balkans University, z. Adamidis zhvilloi gjithashtu takime me Rektorin e Universitetit dhe përgjegjësen e Departamentit të Infermierisë dhe Fizioterapisë, ku u diskutuan mundësi bashkëpunimi për zhvillimin e mëtejshëm të programit të Fizioterapisë.

Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e komponentit praktik dhe ndërkombëtarizimin e programeve akademike në WBU.

Galeria