U zhvillua sesioni informues për Grant Call 2026 nga Start Up Albania në WBU | Western Balkans University

U zhvillua sesioni informues për Grant Call 2026 nga Start Up Albania në WBU

Kreu >Lajmet e fundit >U zhvillua sesioni informues për Grant Call 2026 nga Start Up Albania në WBU

Western Balkans University organizoi një sesion informues në bashkëpunim me Start Up Albania, në kuadër të Grant Call 2026, duke mbledhur studentë dhe të rinj inovatorë të interesuar për të zhvilluar ide sipërmarrëse dhe projekte startup.

Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit u njohën me elementët kryesorë të Skemës Kombëtare për Mbështetjen e Startup-eve, duke përfshirë kriteret e aplikimit, procesin e përzgjedhjes, mundësitë e financimit dhe mekanizmat mbështetës për zhvillimin dhe rritjen e startup-eve.

Sesioni ofroi udhëzime praktike dhe informacione të vlefshme për transformimin e ideve inovative në projekte konkrete me ndikim në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të vendit.

Western Balkans University mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që nxisin inovacionin dhe fuqizojnë të rinjtë për të kthyer ambiciet e tyre në rezultate konkrete.

Galeria