
Western Balkans University pati kënaqësinë të mirëpresë Dr. Ermira Jahja Hodo, Zv.Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Dentare dhe Përgjegjëse e Departamentit të Shkencave Bazë, në një leksion të hapur të dedikuar kërkimit shkencor dhe zhvillimit akademik.
Gjatë këtij aktiviteti, Dr. Hodo trajtoi elementët themelorë të kërkimit shkencor, duke theksuar rëndësinë e kuriozitetit shkencor, metodologjisë kërkimore, analizës statistikore, përgjegjësisë etike dhe integritetit shkencor. Ajo solli gjithashtu shembuj praktikë mbi paragjykimin shkencor, etikën në kërkim, financimin dhe riprodhueshmërinë e studimeve, duke nënvizuar rolin dhe përgjegjësinë e studiuesve në kontributin ndaj dijes dhe shoqërisë.
Ky aktivitet u organizua nga klubi studentor “Future Health Professionals” dhe përbëri një mundësi të vlefshme për studentët që synojnë të zhvillohen në fushën e kërkimit shkencor dhe akademisë.
Western Balkans University vijon të mbështesë iniciativa që nxisin mendimin kritik, kërkimin shkencor dhe formimin e profesionistëve të së ardhmes.
