
17/03/2026 10:00
Marie Curie Hall
Western Balkans University organizon një leksion të hapur me temë “Elitat dhe transformimi postkomunist i Shqipërisë: sfidat, dështimet, mësimet”, duke sjellë në fokus një analizë të thelluar mbi zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë gjatë periudhës së tranzicionit.
I ftuar në këtë aktivitet është z. Genc Ruli, një nga figurat e njohura të jetës publike dhe ekonomike në vend, ndërsa diskutimi do të moderohet nga z. Neritan Sejamini.
Ky leksion synon të ofrojë një hapësirë reflektimi dhe debati akademik mbi mënyrën se si janë formuar elitat në Shqipërinë postkomuniste, si dhe mbi sfidat, dështimet dhe mësimet që mund të shërbejnë për të ardhmen.
Ftohen studentët, akademikët dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë aktivitet, i cili kontribuon në nxitjen e mendimit kritik dhe analizës së çështjeve me rëndësi kombëtare.
