Leksion i hapur: Inteligjenca Artificiale në Stomatologji | Western Balkans University

Leksion i hapur: Inteligjenca Artificiale në Stomatologji

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >Leksion i hapur: Inteligjenca Artificiale në Stomatologji

26/03/2026 00:00 A202

Western Balkans University fton studentët të marrin pjesë në leksionin e hapur me temë “Inteligjenca Artificiale në Stomatologji”, me të ftuar Nikolin Ngjela, Co-Founder & CTO në LekoTech, i specializuar në inteligjencën artificiale dhe teknologjitë shëndetësore.

Ky leksion synon të prezantojë rolin transformues të inteligjencës artificiale në praktikën dentare, duke u fokusuar në aplikimet e saj në diagnostikë, planifikimin e trajtimeve dhe stomatologjinë digjitale, si dhe në ndikimin e saj në përmirësimin e saktësisë dhe efikasitetit klinik.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë mënyrën se si teknologjitë e reja po formësojnë të ardhmen e stomatologjisë, duke trajtuar gjithashtu sfidat dhe aspektet etike që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi.

Ky aktivitet përbën një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe për nxitjen e interesit në fushën e inovacionit teknologjik në stomatologji.