Leksion i hapur: Roli i Robotikës dhe Inteligjencës Artificiale në Diagnostikën Mjekësore | Western Balkans University

Leksion i hapur: Roli i Robotikës dhe Inteligjencës Artificiale në Diagnostikën Mjekësore

Kreu >Aktivitetet e fundit në WBU >Leksion i hapur: Roli i Robotikës dhe Inteligjencës Artificiale në Diagnostikën Mjekësore

17/03/2026 00:00 Salla A202

Western Balkans University organizon një leksion të hapur me temë “Roli i Robotikës dhe Inteligjencës Artificiale në Diagnostikën Mjekësore”, duke sjellë në fokus ndikimin e teknologjive të avancuara në transformimin e shërbimeve shëndetësore.

I ftuar në këtë aktivitet është Dr. Enxhi Japupi, Inxhinier i Robotikës në MONTAL sh.p.k., i specializuar në teknologjitë e imazherisë diagnostike dhe pajisjet mjekësore.

Gjatë këtij leksioni, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen me zhvillimet më të fundit në fushën e robotikës dhe inteligjencës artificiale, si dhe me rolin e tyre në përmirësimin e diagnostikës mjekësore dhe praktikës klinike moderne.

Ky aktivitet synon të ofrojë një platformë akademike për shkëmbimin e njohurive dhe për të frymëzuar studentët drejt eksplorimit të inovacioneve teknologjike në shëndetësi.