
17/03/2026 11:00
Salla Marie Curie
Western Balkans University, në bashkëpunim me Plug & Play Albania, organizon një leksion të hapur me temë “Entrepreneurship 101: From Random Idea to Real Venture”, i fokusuar në procesin e shndërrimit të ideve në sipërmarrje konkrete.
Ky aktivitet sjell në vëmendje rrugëtimin nga një ide fillestare drejt ndërtimit të një biznesi të qëndrueshëm, duke ofruar perspektiva praktike dhe njohuri nga ekspertë të fushës.
Të ftuar në këtë leksion janë:
🎤 z. Calum Cameron, Digital Transformation Strategist
🎤 z. Lars Vestergaard, Innovation Architect
🎤 z. Calum Cameron, Digital Transformation Strategist
🎤 z. Lars Vestergaard, Innovation Architect
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë mbi zhvillimin e ideve inovative, ndërtimin e modeleve të biznesit dhe sfidat e sipërmarrjes në një mjedis dinamik dhe interaktiv.
Ky leksion është i përshtatshëm për të gjithë studentët dhe të interesuarit që dëshirojnë të eksplorojnë botën e inovacionit dhe sipërmarrjes, pavarësisht nëse janë në fazat e para të një ideje apo në zhvillimin e saj.
