
24/04/2026 10:00
Salla e Konferencave, Spitali Amerikan 3, Tiranë
Western Balkans University organizon një trajnim të akredituar me temë “BLS & D – Mbështetja Themelore e Jetës dhe Defibrilimi (Automatik dhe Manual) në Ambientin Spitalor”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Infermieror dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor nga Spitalet Amerikane.
Ky aktivitet synon të mbështesë zhvillimin profesional të infermierëve dhe stafit klinik, duke forcuar njohuritë dhe aftësitë praktike në menaxhimin e situatave emergjente, me fokus në reagimin ndaj arrestit kardiak dhe përmirësimin e sigurisë së pacientit.
Trajnimi do të trajtojë temat kryesore si njohja e hershme e emergjencave kardiake, vlerësimi fillestar i pacientit, algoritmet bazë të BLS, përdorimi i defibrilatorëve automatikë dhe manualë, si dhe koordinimi i ekipit multidisiplinar në situata kritike.
Aktiviteti do të zhvillohet përmes një kombinimi të leksioneve teorike, demonstrimeve praktike dhe diskutimeve interaktive, duke përfshirë edhe vlerësimin e njohurive përmes testimeve përpara dhe pas trajnimit.
Aktiviteti është i akredituar nga Agjensia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror (ASCK) me 4 kredite të vlefshme për pjesëmarrësit.
Pjesëmarrës: Infermierë profesionistë, studentë të programeve shëndetësore dhe staf klinik i institucioneve shëndetësore
Tarifa e Pjesëmarrjes:
• 1.000 lekë për punonjësit dhe studentët e Western Balkans University
• 1.000 lekë për punonjësit e Spitaleve Amerikane dhe Spitalit Hygeia
• 2.000 lekë për pjesëmarrësit nga institucionet e tjera
🧾 Regjistrimi bëhet vetëm pas pagesës së tarifës në llogarinë bankare:
OTP BANK: AL14902117974551230217912353
RAIFFEISEN BANK: AL98202110060000000001499391
• 1.000 lekë për punonjësit dhe studentët e Western Balkans University
• 1.000 lekë për punonjësit e Spitaleve Amerikane dhe Spitalit Hygeia
• 2.000 lekë për pjesëmarrësit nga institucionet e tjera
🧾 Regjistrimi bëhet vetëm pas pagesës së tarifës në llogarinë bankare:
OTP BANK: AL14902117974551230217912353
RAIFFEISEN BANK: AL98202110060000000001499391
📨 Pas kryerjes së pagesës, ju lutemi të dërgoni konfirmimin me emrin dhe mbiemrin tuaj në:
📧 [email protected]
| ☎️ +355 67 579 3189
📧 [email protected]
| ☎️ +355 67 579 3189
